Shtypësi i Karteleve Rio Pro

Shtyp i karteleve me element të lartë të sigurisë dhe me "vulë" vizuele sipas porosisë
  • Shtyp: në një anë, në dy anë
  • Kodimi: shirit magnetik, çip me kontakt apo pa kontakt
  • Rezolucioni: 300 dpi
Contact us

Informata mbi produktin Informata mbi produktin

Shtyp profesional me elemente të sigurisë së lartë

Shtypësi i karteleve Magicard Rio Pro është projektuar për profesionistët dhe është krenar për cilësinë e lartë të printimit, e plotësuar me një gamë të gjerë opsionesh: shtyp në  një anë ose në dy anë (me mundësi të shtesave të ndryshme), shtypje serike ose të vetëm një shtypi si dhe kodim i sigurtë në kartele me shirit magnetik, kartelet me çip me kontakt ose pa kontakt. Standardet e mbrojtjes vizuale të integruara si HoloKote® dhe HoloFlex® mund të përgatiten me logon tuaj ose sipas këskesës suaj për dizajnin e sigurisë, duke fituar kështu një element unik të sigurisë që vetëm ju e zotëroni.


PËRPARËSITË PËRPARËSITË

PERSONALIZIM I SHPEJTË DHE SHUMË I SIGURTË I ID KARTELEVE


Të prodhuara për përdorim intenziv, Rio Pro vendosë standard për shtyp me siguri të lartë të ID karteleve. Magazine me kapacitet të madh (deri 200 kartele) dhe makina për shtyp me shpejtësi të madhe dhe shtyp të besueshëm mund të prodhijë më shumë se 150 kartele, me kualitet të lartë, të sigurta, me ngjyra, për orë.


Teknologjia e patentuar HoloKote® e përfshirë tek shtypësi Rio Prois që miundëson shytypjen “vulën e ujit” në kartele gjatë shtypit. 

Shtypësi Rio Pro ofron opcionin e përgatitjes së “vulës së ujit” sipas nevojës suaj psh përfshirja e logos suaj apo kërkesave unike të sigurisë.

SIGURI E BESUESHME E KARTELEVE TË ZGJUARA

Shtypësi Magicard Rio Pro ofron njësi të shumëta për kodimin e karteleve të cilat aty për aty i regjistrojnë shënimet e mbrojtura. Mundësitë e kodimit të kartelece të zgjuara (smart) përfshijnë aftësitë e kodimit në shiritin magnetik, kartele me çip përmes ontaktit apo pa kontakt si MIFARE®, DESFire® dhe iClass®.

Në rrast të personalizimit të karteleve të kreditit, mund të vendosen kode me siguri të lartë të karteleve të zgjuara siq janë pajisjet për akreditim EMV.

Shtypësi Rio Pro mund të porositet me njësinë për kodim në shiritin magnetik.

NGJYRA TË GJALLA NË SECILËN PREJ ID KARTELEVE


Nuk ka më surpriza të pakëndshme! Rio Pro përdor profilet e ngjyrave që janë përcaktuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar për Ngjyra (ICC), i cili garanton që pash shtypjes, imazhi që shihni në ekran është ajo që ju mbani në duart tuaja.

Ndërfaqja e thjeshtë që ju lejon të rregulloni me saktësi ashtu që rezultatet tuaja përputhen me identitetin e korporatës suaj.


Materiali shpenzues Materiali shpenzues

Shiritat (ribonët) për shtyp

Shiritët për shtyp (ribonët) me ngjyra

  • Shiriti me ngjyra me 5 panele  – YMCKO (shtyp 100 kartele) – MA100YMCKO
  • Shiriti me ngjyra me 5 panele  – YMCKO (shtyp 100 kartele) – MA300YMCKO
  • Shiriti me ngjyra me 5 panele me të zezën nga prapa  – YMCKOK – (shtyp 250 kartele) – MA250YMCKOK

Shiritët për shtyp (ribonët) monokrome 

  • Shirit për shtyp monokrom i zi me 2 panele + overcoat (shtyp 600 kartele)
  • Shirit për shtyp monokrom i zi (shtyp 1000 kartele)
  • Shirit për shtyp monokrom i kaltër (shtyp 1000 kartele)
  • Shirit për shtyp monokrom i gjelbër (shtyp 1000 kartele)
  • Shirit për shtyp monokrom i kuq (shtyp 1000 kartele)
  • Shirit për shtyp monokrom i bardhë (shtyp 1000 kartele)
  • Shirit për shtyp monokrom ngjyrë ari (shtyp 1000 kartele)
  • Shirit për shtyp monokrom ngjyrë argjendi (shtyp 1000 kartele)

Kompleti për pastrim

  • Rio Pro kompleti për pastrim (10 kartele, 1 laps), – 3633-0053 – 1 laps për pastrim
  • Rio Pro kompleti për pastrimin e cilindrit (5 mbështjellëse për pastrim të cilindrit, 1 shkop për cilindër) – 3633-0054 – mbajtës i cilindrit për pastrim


Softueri Softueri

SOFTUER I LEHTË PËR PËRDORUESIN

cardPresso është dizejnuar për të bërë të lehtë prodhimin e karteleve. Mjetet e dizajnimit grafik dhe të personalizimit janë të integruara. Në dispozicion janë edhe enkodimi i shiritit magneti, dhe çipit me dhe pa kontakt.

Ndërfaqja e përdoruesit e tij lejon që çdokush ta përdorë softuerin pa shumë trajnime.

KARASTERISTIKAT E AVANCUARA

cardPresso ofrohet në 6 edicione dhe në 18 gjuhë. cardPresso punon me bazat e të dhënave të njohura duke përfshirë MS Access, MS SQL, MySQL dhe Oracle: Mbështetja për XLS, XLSX, CSV dhe TXT është gjithashtu e përfshirë.

Zhvillimi i vazhdueshëm garanton një aplikim me teknologjitë më të fundit të kartave. Përditësimet e versioneve të vogla janë të disponueshme pa pagesë. Përmirësimet në botimet e avancuara janë në dispozicion në internet në çdo kohë.

MBËSHTETJE E PLOTË

Në dispozicion janë shumë tutoriale, video dhe FAQ. cardPresso gjithashtu ofron mbështetje teknike të lirë dhe të përgjegjshme. Të gjitha botimet cardPresso janë testuar me printera të kartelave dhe enkoderët si Zenius, Primacy dhe Quantum, duke siguruar një pajtueshmëri të përsosur midis pajisjeve të tuaja harduerike dhe softuerike.

E disponueshme në 6 edicione, cardPresso është produkti ideal për çdo projekt për lëshimi të kartelave, pavarësisht nga lloji i organizatës suaj.


RECOMMENDED PRODUCTS

Shtypësi i karteleve Zenius
link to idshop identity

Shtypësi i karteleve Zenius

Shtyp: në një anë Enkodimi: Shiriti Magnetik, Çip me ose pa kontakt Rezolucioni: 300 dpi

Find out more +
Shtypësi i karteleve Primacy Lamination
link to idshop identity

Shtypësi i karteleve Primacy Lamination

Shtypi: Në një anë, Në dy anë Enkodimi: Shirit magnetik, Çip me kontakt apo pa kontakt Rezolucioni: 300 dpi

Find out more +
Shtypës i Karteleve Quantum
link to idshop identity

Shtypës i Karteleve Quantum

Shtyp: në një anë, në dy anë Kodimi: shirit magnetik, çip me kontakt apo pa kontakt Rezolucioni: 300 dpi

Find out more +
Shtypës i Karteleve XID9600e
link to idshop identity

Shtypës i Karteleve XID9600e

Shtyp: në një anë, në dy anë Enkodimi: Shirit Magnetik, Smart me ose pa kontakt Rezolucioni: 600 dpi

Find out more +

WHY CHOOSE US?

Trusted partner

Personalized solutions

Innovative thinking

PARTNERS

Stay up-to-date, sign up for our newsletter.

You can expect interesting content from the fields of identification, security and business in general.

I would like to subscribe to:


Povpraševanje