Shtypësi i karteleve Primacy

Printer i shpejtë dhe i gjithanshëm i karteleve Evolis Primacy
  • Shtyp: në një anë, në dy anë
  • Enkodimi: Shirit Magnetik, Smart me ose pa kontakt
  • Rezolucioni: 300 dpi
Contact us

Detalet e produktit Detalet e produktit

SHPEJTËSIA DHE GJITJHËANSHMËRIA

Shtypësi i karteleve Evolis Primacy është shtypës ultra i shpejtë i fuqishëm dhe efikas. Duke përdorë teknologji të avansuar të enkodimit, ky shtypës është zgjidhje ideale për shtyp të karteleve të personalizuara, nga më të thjeshtat deri tek ato nga më të sigurtat.
E disponueshme për shtyp në një anë ose në dy anë, Primacy veçanërisht plotëson nevojat e shtypjes dhe të kodimit të karteles për shkallë të mesme dhe të mëdha.

Primacy është ideale për prodhimin e:

  • Biletave për transport
  • Karteleve për pagesa
  • ID kartelave nacionale
  • Kartelve të studentëve
  • Bexhave të të punësuarëve


Përparësitë Përparësitë

PRODUKTIVITET I SHTUAR

Shtypësi i kartelave Primacy personalizon kartelet me ngjyra në kohë rekorde: deri në 225 kartela në orë për shtyp të njëanshëm dhe 140 karta në orë për të dyja anët.

Shtypësi ofron një autonomi të madhe falë furnizimit me kartele përmes magazins në hyrje me kapacitet të lartë si dhe magazinës në dalje për produktin e gatshëm.

SHTYP PROFESIONAL

Shtypësi i karteleve Evolis Primacy mundëson shtyp të karteleve me rezolucion fotografik prej 300 dpi dhe siguron shtyp me kualitet optimal skaj më skaj të karteles.


Falë një përpunimi të përmirësuar grafik, ju merrni një përshkrim besnik të imazheve në definicion të lartë dhe tekste më monokromatike më precize.

SHKALLËZUESHMËRIA

Duke pasur parasyshë se shtypësi i karteleve Primacy evoluon sipas nevojave tuaja, mund të aktivizoni në vend opsionin për shtyp të dyanshëm.


Ju mund të shtoni shtypësit tuaj, sa herë që të dëshironi, enkoderin me shirit magnetik ose enkoderin me çip pa ose me kontakt.


Materiali harxhues Materiali harxhues

Shiritat për shtyp (Ribonat)

Teknologjitë e ndryshme të shtypjes dhe laminimit përdoren për të personalizuar dhe mbrojtur kartelet plastike. IDShop furnizon një gamë të gjerë të shiritave për shtyp, njëngjyrëshe, shirita për shtyp me ngjyra dhe shirita të sigurisë. Gjej më shumë informacion këtu.

Kompletet për pastrim

Shtypi i karteleve të plastikës kërkon pastrimin rutinor të shtypësit pasi që kartelet mund të kenë ngarkesa të elektricitetit statik që tërheqin pluhurin dhe papastërtitë. Për t’ju ndihmuar të mbani performancën dhe jetëgjatësinë e printerit tuaj, IDSHop ju furnizon me komplete për pastrim për të kryer pastrim të gjerë të pajisjeve. Kompletet për pastrim janë të përbërë nga mjete të ndryshme pastrimi, secili i bërë për një pjesë specifike të printerit. Gjej më shumë informacion këtu.


Softueri Softueri

SOFTUER I LEHTË PËR PËRDORUESIN

cardPresso është dizejnuar për të bërë të lehtë prodhimin e karteleve. Mjetet e dizajnimit grafik dhe të personalizimit janë të integruara. Në dispozicion janë edhe enkodimi i shiritit magneti, dhe çipit me dhe pa kontakt.

Ndërfaqja e përdoruesit e tij lejon që çdokush ta përdorë softuerin pa shumë trajnime.

KARASTERISTIKAT E AVANCUARA

cardPresso ofrohet në 6 edicione dhe në 18 gjuhë. cardPresso punon me bazat e të dhënave të njohura duke përfshirë MS Access, MS SQL, MySQL dhe Oracle: Mbështetja për XLS, XLSX, CSV dhe TXT është gjithashtu e përfshirë.

Zhvillimi i vazhdueshëm garanton një aplikim me teknologjitë më të fundit të kartave. Përditësimet e versioneve të vogla janë të disponueshme pa pagesë. Përmirësimet në botimet e avancuara janë në dispozicion në internet në çdo kohë.

MBËSHTETJE E PLOTË

Në dispozicion janë shumë tutoriale, video dhe FAQ. cardPresso gjithashtu ofron mbështetje teknike të lirë dhe të përgjegjshme. Të gjitha botimet cardPresso janë testuar me printera të kartelave dhe enkoderët si Zenius, Primacy dhe Quantum, duke siguruar një pajtueshmëri të përsosur midis pajisjeve të tuaja harduerike dhe softuerike.

E disponueshme në 6 edicione, cardPresso është produkti ideal për çdo projekt për lëshimi të kartelave, pavarësisht nga lloji i organizatës suaj.


RECOMMENDED PRODUCTS

Shtypës i Karteleve Quantum
link to idshop identity

Shtypës i Karteleve Quantum

Shtyp: në një anë, në dy anë Kodimi: shirit magnetik, çip me kontakt apo pa kontakt Rezolucioni: 300 dpi

Find out more +
Shtypësi i Karteleve Rio Pro
link to idshop identity

Shtypësi i Karteleve Rio Pro

Shtyp: në një anë, në dy anë Kodimi: shirit magnetik, çip me kontakt apo pa kontakt Rezolucioni: 300 dpi

Find out more +
Shtypësi i Karteleve Core
link to idshop identity

Shtypësi i Karteleve Core

Shtyp: në një anë, në dy anë Enkodimi: Shirit Magnetik, Smart me ose pa kontakt Rezolucioni: 300 dpi

Find out more +

WHY CHOOSE US?

Trusted partner

Personalized solutions

Innovative thinking

PARTNERS

Stay up-to-date, sign up for our newsletter.

You can expect interesting content from the fields of identification, security and business in general.

I would like to subscribe to:


Povpraševanje